Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur sot vendimin ndaj të pandehurit Robert Myftari, duke e dënuar atë me 10 (dhjetë) vjet burgim për akuzat e rënda të trafikimit të narkotikëve dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal. Vendimi u dha pas zhvillimit të gjykimit me rregullat e zakonshme, ku trupi gjykues e gjeti Myftarin fajtor për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Detajet e vendimit Në përfundim të procesit gjyqësor me Nr. 36/1 të vitit 2019, gjykata vendosi: Dënimin kryesor: Robert Myftari u dënua me 10 vjet burgim, si dënim i vetëm pas bashkimit të dënimeve për të gjitha...