Vendoret e parakohshme, miratohet sasia e fletëve të votimit: Në pesë bashki, mbi 334 mijë zgjedhës

Vendoret e parakohshme, miratohet sasia e fletëve të votimit: Në pesë bashki, mbi 334 mijë zgjedhës

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka zhvilluar sot një seancë ku ka shqyrtuar dhe miratuar disa vendime kyçe në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme për kryetarë bashkie, që do të mbahen në datën 9 nëntor 2025. Miratimi i fletëve të votimit Një vendim i rëndësishëm i sotëm ishte miratimi i sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi. Bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet janë Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat. Bazuar në të dhënat e Gjendjes Civile, rezulton se në këto pesë bashki numri i përgjithshëm i zgjedhësve është 334,559. Në përputhje me Kodin Zgjedhor, KSHZ vendosi të prodhohen 335,199 fletë votimi, duke shtuar 2% mbi numrin total të zgjedhësve. Gjithashtu, Komisioneri caktoi edhe vendndodhjen e disa qendrave...