Kaosi në seancën plenare/ PS kërkon përjashtimin me 30 ditë të Gazment Bardhit, zbardhet kërkesa e plotë

Kaosi në seancën plenare/ PS kërkon përjashtimin me 30 ditë të Gazment Bardhit, zbardhet kërkesa e plotë

Pas kaosit të krijuar në seancën e ditës së enjte, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 30 ditë nga punimet e Kuvendit për kreu e Grupit Parlamentar në PD-së Gazment Bardhi. Në kërkesën drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi, PS pretendon se Bardhi ka thyer në mënyrë të përsëritur Rregulloren e Kuvendit, teksa kërkojnë edhe mbledhjen e Sekretariatit të Etikës për përjashtimit e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së. Kërkesa është firmosur nga 14 deputetë socialistë. Në seancën plenare të së enjtes, u shënuan disa incidente. Bardhi pasi komisioneri i Mbrojtjes nga Diskriminimi mbaroi fjalën, kërkoi që t’i bëjë këtij të fundit pyetje me zë, ndërsa kryeparlamentari Niko Peleshi nuk e lejoi. Pas kësaj, Bardhi reagoi ashpër nga vendi me tona të ashpra ndaj...