Ish-këshilltari i Trumpit dorëzohet pas akuzës për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara

Ish-këshilltari i Trumpit dorëzohet pas akuzës për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara

John Bolton mbërriti të premten në një gjykatë federale për t’u dorëzuar para autoriteteve, pasi akuzohet se, gjatë kohës sa ishte këshilltar për sigurinë kombëtare në administratën e presidentit amerikan Donald Trump, kishte ruajtur në shtëpinë e vet dokumente “tepër sekrete” dhe kishte ndarë me të afërm të tij shënime personale që përmbanin informata të klasifikuara. Aktakuza ndaj tij u ngrit të enjten. Ai nuk foli për gazetarë teksa mbërriti në gjykatën e Grinbelt, Mariland, për t’u dorëzuar para autoriteteve dhe pritet të dalë para gjykatës gjatë ditës. Bolton akuzohet se ndau informata të ndjeshme me dy të afërm të tij për përdorimin e mundshëm të tyre në një libër që po e shkruante, duke përfshirë shënime nga informimet e inteligjencës dhe takimet me zyrtarë...