“Një tunel “Putin-Trump” që lidh Amerikën me Rusinë, ta ndërtojë Elon Musk”

“Një tunel “Putin-Trump” që lidh Amerikën me Rusinë, ta ndërtojë Elon Musk”

Moska ka propozuar ndërtimin e një tuneli gjigant 70 milje të gjatë nën Ngushticën e Beringut, që do të lidhte Rusinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një projekt që do të ndërtohej nga kompania e Elon Musk, The Boring Company. Ky tunel, që është quajtur “Tuneli Putin-Trump”, synon të shërbejë si një simbol i unitetit mes dy superfuqive dhe të hapë mundësi për bashkëpunim në eksplorimin e burimeve natyrore, tha një i dërguar i Kremlinit, përcjell A2 CNN. Projekti është vlerësuar të kushtojë rreth 8 miliardë dollarë falë teknologjisë inovative të kompanisë së Musk. Kirill Dmitriev, i dërguar për investime i presidentit Vladimir Putin dhe drejtues i Fondit Sovran të Investimeve të Rusisë (RDIF), deklaroi se Moska, së bashku me “partnerë ndërkombëtarë”, përfshirë edhe...