Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Non Stop”/ Nuk ndalet aksioni i zaptimit të hapësirave publike, Rama ndan pamjet
Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon në të gjithë vendin. Kjo nismë i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet. “Non Stop”, shkroi Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, teksa ndau sot pamje nga shembja e ndërtimeve pa leje. E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.