Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Miliona euro investim/ Rruga e Arbrit vazhdon të shembet, rrëshqitje dhe ulje në segmentin pranë tunelit të Murrizit
Rruga e Arbrit vijon të shfaqë probleme në segmentin e Xibrit. Edhe pse në këtë zonë nga tunelet në fshatin Shkallë deri tek tunelit i Murrizit është ndërhyrë disa herë për riparimin e deformimeve që pësonte rruga, situata mbetet e njëjtë. Në afërsi të tunelit të Murrizit traseja e rrugës ka pësuar sërish deformim në anën e poshtme të saj.Të gjithë ata që vijnë nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër e ndjejnë disnivelin e rrugës në vendet ku ka pësuar çarje dhe shtypje. Sipas specialistëve reshjet e shiut pritet të ndihmojnë në dëmtimin e mëtejshëm të karrexhatës pasi uji hyn në të çarat e asfaltit. Ndonëse 6 vite më parë kjo rrugë u hap në mënyrë provizore me hapjen për qarkullim të tunelit të...