Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Truri” i trafikut të drogës, GJKKO jep vendimin, ja me sa vite burg dënohet Robert Myftari
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot vendimin për çështjen penale nr. 36/1 të vitit 2019 ndaj të pandehurit Robert Myftari, i akuzuar për një sërë veprash penale të lidhura me trafikimin e narkotikëve dhe veprimtarinë kriminale të organizuar. Pas shqyrtimit të provave dhe zhvillimit të procesit me rregullat e gjykimit të zakonshëm, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Albert Meça, Luljeta Kole dhe Gentian Marku, vendosi shpalljen fajtor të Myftarit për veprat penale:-“Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë; -“Grupi i strukturuar kriminal”; -“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, Gjykata vendosi bashkimin e...