Sherri me grushta mes Luigj Gurakuqit dhe Faik Konicës

Sherri me grushta mes Luigj Gurakuqit dhe Faik Konicës

Faik Konica dhe Luigj Gurakuqi kanë qenë dikur bashkëpunëtorë në revistën “Albania”. Por pas shpalljes së Pavarësisë, rrugët e tyre u ndanë. Madje, sikurse tregon Sej Vllamasi në kujtimet e tij, mes tyre ka pasur edhe një sherr fizik ku u zunë me grushta në Durrës.Në vitin 1922, ky sherr do të rikthehej në vëmendje në diskutimet që bëheshin në parlamentin shqiptar. Temë u bë kur diskutohej për caktimin e një deputeti të Vatrës së SHBA-së në parlamentin shqiptar. Vatra në atë kohë drejtohej nga Konica. Si rrjedhojë, deputetët gjatë diskutimeve nuk mungojnë t’i bëjnë “gjyqin” Konicës. U fol për disa kritika që ai kishte bërë ndaj shqiptarëve në shtypin e huaj.Në këto diskutime, evidentohet edhe elementi i sherrit që kishte bërë me Luigj Gurakuqin....