Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Ernest Koliqi: Dashunova prrallën e Narçizit me të tânë hovin prendveruer
Ernest Koliqi Dashunova prrallën e Narçizit me të tânë hovin e gjakut t’im prendveruer. E gjithëkund e gjithëkah kërkojshem pasqyra ku m’u pasqyrue. Narçiz e quejta veten ndër ditët e rinís së parë, tue mos parandie asokohe sa trishtim mâ vonë do të më shkaktonte ky emën luluer. Po a s’janë të freskëta edhe lojnat e fëmijnís dhe të shëndetëshme dhe të pafajshëme? Mandej, kur rritemi në moshë, a nuk i përsërisim me tjera mend, don me thânë përnjimend? E atëherë nuk zhvillohen të njoma e të pastra si dikur, por të turbullta e turbulluese edhe dobsuese të trupit e të shpirtit. Qyshë në fëmijní dashunova ujnat si të rrjedhëshëm ashtu t’amullt, valët pasqyruese, sipërfaqet kristalore shum tërhjekse për Narçizin andërrtar. Mbaj mend nji natë...