Ndryshime në rradhët e policisë, ja kush është drejtori i ri që emërohet në krye të Sigurisë Publike

Ndryshime në rradhët e policisë, ja kush është drejtori i ri që emërohet në krye të Sigurisë Publike

Dhimitraq Ziu është emëruar drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike. Ziu me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shteti, në përfundim të procesit të konkurrimit u shpall fitues dhe mori gradën Drejtues i Lartë. Rebani Jaupi, që ushtronte detyrën e Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është transferuar dhe emëruar Përgjegjës i Departamentit të Formimit të Vazhdueshëm në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.