Zbulohet klinika dentare në “Don Bosko” me produkte të skaduara dhe evazion fiskal, arrestohet administratori turk

Zbulohet klinika dentare në “Don Bosko” me produkte të skaduara dhe evazion fiskal, arrestohet administratori turk

Zbulohet se në një klinikë dentare në “Don Bosko”, kryhej evazion fiskal dhe shërbehej me produkte të skaduara.Sekuestrohen 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), pa fatura zhdoganimi, me vlerë rreth 100 000 euro, si dhe mandate të pafiskalizuara.  Arrestohet administratori i klinikës (shtetas turk). Vihen në hetim koordinatorja e subjektit dhe 2 laborantë.  Njoftimi i policisë:  Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një subjekt (klinikë stomatologjike) në zonën “Don Bosko”, kryheshin krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit/jetës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizuan operacionin “Dentistry”.  Gjatë ndërhyrjes në ambientet e klinikës, u kap dhe u arrestua administratori i subjektit, shtetasi turk, A. Y., 59 vjeç.Gjithashtu, u kapën në flagrancë, 3 punonjës të klinikës, konkretisht koordinatorja,...