Presidenti amerikan, Donald Trump, pret këtë të premte homologun e tij ukrainas, Volodymir Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë.
Takimi vjen një ditë pasi Trump pati një telefonatë me presidentin rus, Vladimir Putin, me të cilin ranë dakord që të zhvillojnë bisedime kokë më kokë në Hungari.
Ndërsa Zelensky mbërriti në SHBA, vizita e tij e tretë që nga janari, ai tha se Moska po “nxitonte të rifillonte dialogun sapo dëgjoi për furnizimin e Ukrainës me raketat Tomahëk”.
Ndërkohë, pas bisedës që pati me Putin, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se nevojat e SHBA-ve do të ndërlikonin çdo përpjekje për të furnizuar Ukrainën me Tomahëk.
“Ne na duhen raketat Tomahëk edhe për SHBA-në. Ne kemi shumë raketa të tilla, por na duhen ato. Nuk mund të shterojmë stoqet e shtetit tonë. Prandaj, nuk e di se çfarë mund të bëjmë për këtë çështje”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se po përgatit një padi kundër Shteteve të Bashkuara lidhur me refuzimin për të furnizuar Ukrainën me këto raketa.
Zelensky tha se vendimi për të ndjekur rrugën ligjore erdhi pasi Shtëpia e Bardhë, pas dialogut midis Trump dhe Putin, shfaqi hezitim rreth dërgesave të Tomahwk-ëve raketa me rreze deri në rreth 2,500 km të cilat Ukraina i konsideron thelbësore për të goditur objektiva thellë brenda territorit rus dhe për t’i ndryshuar dinamikat e frontit.
/vizionplus.tv
