Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Protesta, Presidenti Begaj pret Ali Ahmetin: UÇK bën krenar çdo shqiptar
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim z. Ali Ahmeti, i cili ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Ahmetit si një nga themeluesit e UÇK-së, duke theksuar se pjesëmarrja e tij në tubimin e sotëm krah veteranëve në Tiranë dëshmon mbështetjen unanime të shqiptarëve ndaj luftës së drejtë për çlirimin e Kosovës. “UÇK-ja bën krenar çdo shqiptar. Ajo është pjesë thelbësore e historisë sonë, sepse bëri një luftë të drejtë ndaj padrejtësisë shekullore,” – u shpreh Presidenti Begaj, duke nënvizuar se UÇK-ja ka pasur gjithmonë mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, pasi ishte një organizatë çlirimtare dhe jo okupatore. Gjatë bisedës me kreun e...