Kushtetuesja i hap rrugë Presidentit për shpalljen e vakancës së Bejtjas, Berisha: Gjykata po shkelmon ligjin!

Kushtetuesja i hap rrugë Presidentit për shpalljen e vakancës së Bejtjas, Berisha: Gjykata po shkelmon ligjin!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediat, ndërsa komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i hapi rrugë Presidentit të Republikës për të shpallur vakancën në vendin e Sonila Bejtjas. Berisha e cilësoi këtë një ngjarje të rëndë. Sipas Berishës, Gjykata Kushtetuese vendoi të shkallmojë ligjet e saj. “Gjykata Kushtetuese vendos shkelmimin e ligjit të saj. Ajo bëhet noterë e një seri veprimesh, antikushtetuese, antiligjore të eksponentit më kryesor të mafies në drejtësinë shqiptare, me emrin Sokol Sadushi dhe presidentit antikushtetues. Sonila Bejtjas, gjykatëse e emëruar në 2020 me dekret të presidentit Meta, gjykata Kushtetuese vendosi që të shpallë ndërprerjen e mandatit të saj. Përcaktimi i Kushtetutës në nenin 125 pika 6, se përbërja e gjykatës Kushtetuese, përtërihet...