‘UÇK-ja bën krenar çdo shqiptar’, Begaj takon Ali Ahmetin: Tubimi krah veteranëve në Tiranë dëshmon mbështetje unanime

‘UÇK-ja bën krenar çdo shqiptar’, Begaj takon Ali Ahmetin: Tubimi krah veteranëve në Tiranë dëshmon mbështetje unanime

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Ali Ahmeti, i cili ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Kreu i Shtetut vlerësoi rolin e Ahmetit si një ndër themeluesit e UÇK-së, ndërsa theksoi se tubimi i sotëm krah veteranëve në Tiranë dëshmon mbështetjen unanime të shqiptarëve ndaj luftës së drejtë për çlirimin e Kosovës. “UÇK-ja bën krenar çdo shqiptar. Ajo është pjesë thelbësore e historisë sonë, sepse bëri një luftë të drejtë ndaj padrejtësisë shekullore”, tha  Presidenti Begaj, teksa theksoi se UÇK-ja ka pasur gjithmonë mbështetjen e aleatëve tanë, pasi ka qenë një organizëm çlirues dhe jo okupues.    Gjatë bisedës me kreun e BDI-së Ali Ahmeti u diskutua edhe për faktorin shqiptar në rajon. Begaj u shpreh për bashkëpunimin mes njëri-tjetrit...