“Kushtetuesja” shpalli vakancë për vendin e Sonila Bejtjas, Berisha: Vendosi shkelmimin e ligjit

“Kushtetuesja” shpalli vakancë për vendin e Sonila Bejtjas, Berisha: Vendosi shkelmimin e ligjit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar sot në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila tha se mandati i  anëtares Sonila Bejtja përfundon në vitin 2025, duke hapur vakancën për vendin e saj.  Për Berishën ky vendim i Kushtetueses është joligjor, teksa e quan si një ‘shkelmim të Kushtetutës’.  “Dje është regjistruar shkalla më ekstreme e keqshfrytëzimit, keqadministrimit, keqpërdorimit të Kushtetutës, institucioneve kushtetuese të vendit dhe kjo është bërë me një vendim që do regjistrohet në muret e kohës, vendimi më i turpshëm në jurisprudencën e këtij vendi.  Do regjistrohet si akti më skandaloz i monstrës sorosiane, reformës sorosiane të drejtësisë. Gjykata Kushtetuese vendosi shkelmimin e ligjit të saj. Gjykata Kushtetuese vendosi shkelmimin e opinioneve zyrtare të Komisionit të Venecias.  Gjykata Kushtetuese bëhet notere e një serie veprimesh antikushtetuese, antiligjore të eksponentit më kryesor të...