Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çmimet ‘në alarm’, inflacioni bazë thellon rritjen vjetore për herë të parë pas dy vitesh
Inflacioni bazë iu kthye rritjes në muajin shtator dhe arriti nivelin më të lartë që prej vitit 2023. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë u rrit në 3.07%, nga 2.84% që kishte qenë për gushtin. Inflacioni bazë gjithashtu ka thelluar rritjen me bazë vjetore. Në shtatorin e vitit të kaluar, inflacioni bazë kishte qenë në nivelin 2.37%. Nënshporta që mat inflacionin bazë është zgjeruar lehtësisht me rishikimin e peshave në vitin 2025, në 69.6% të totalit të shportës së IÇK-së, nga 69% në vitin 2024. Inflacioni bazë përjashton kryesisht ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, produktet ushqimore dhe ato energjetike dhe ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër. Paralelisht me inflacionin...