Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Forumi i Investimeve Shqipëri-Turqi/ Rama: Të ndërtojmë një autostradë suksesi mes Adriatikut dhe Bosforit
Ka nisur Forumi i Investimeve Shqipëri-Turqi këtë të premte, 17 tetor, në Tiranë. Kryeministri Edi Rama u shpreh se dy vendet janë si “janë dy duar që duartrokasin sëbashku historinë e një miqësie që nuk njeh kthesa, një partneritet që forcohet çdo ditë dhe një horizonti që hapet gjithnjë e më gjerë para nesh”. Vuri theksin te marrëdhëniet ekonomike, duke theksuar se objektivi është ridyfishimi i shkëmbimeve tregtare. “10 vjet më parë, me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, vumë një objektiv të thjeshtë, të dyfishonim shkëmbimet tregtare. Sot kemi shkuar përtej, nga 250 mln euro në mbi 1 miliard në vetëm 9 muajt e parë të këtij viti. Nga 300 sipërmarrje me kapital turk, në mbi 1 mijë sot. Nga disa qindra punonjës, në 15 mijë të tillë që punojnë në sipërmarrjet turke në vendin tonë. Ajo...