Moti i keq pezullon aktivitetin detar në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla deri ditën e nesërme

Moti i keq pezullon aktivitetin detar në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla deri ditën e nesërme

Për shkak të kushteve atmosferike ditën e sotme, është njoftuar pezullimi i lundrimit të mjeteve të vogla detare dhe ato të peshkimit në Vlorë. Ndalimi i daljes në det për mjetet e vogla ka filluar që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm e deri nesër në orën 06:00, deri në përmirësim të kushteve meteorologjike. Sakaq, anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë normalisht aktivitetin e tyre. Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datave 17-18.10.2025: Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 17-18.10.2025 duke filluar nga ora 09:00 datë 17.10.2025 në drejtimin JUG-JUGLINDJE në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra: 1.ËSHTË NDALUAR PAJISJA ME...