Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bebja humbi jetën te “Koço Gliozheni”, Prokuroria merr të pandehur 2 mjekë gjinekologë. Akuzohen për neglizhencë në..
Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur dy mjekë gjinekologë pasi akuzohet se kanë kryer veprime të pakujdesshme që i kanë marrë jetën së sapolindurës. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe merr të pandehur dy mjekë gjinekologë të Maternitetit ‘Koço Gliozheni’, shtetasit E.V. dhe A.H. për veprën penale ‘Neglizhenca në trajtimin mjekësor’, parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal”, thuhet në njoftim. Gjinekologët akuzohen për ‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor’, mosveprimi në kohë çoi në humbjen e jetës. Nga tërësia e veprimeve hetimore, të regjistruar pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A.Z. pasi humbi foshnjën e saj gjatë procesit të lindjes, dhe nga aktet e ekspertimit doli qartë se vdekja e foshnjës erdhi si rezultat i dëmtimeve të rënda...