‘S’e menduam të arrinte deri këtu çmenduria e pushtetit’, Abilekaj: Na u trimërua dhe Niko Peleshi…

Për gazetarin Enton Abilekaj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur ndaj mandateve të anëtarëve të kësaj gjykate, e iniciuar nga Presidenti i Republikës, ishte një vendim i pritshëm. Abilekaj tha se kur menduam se çmenduria e një pushteti nuk do të arrinte deri në këtë pikë, në fakt ndodhi.Tashmë është e qartë, shprehet Abilekaj, se Rama nuk do askënd që guxon të mendojë, veprojë apo të dalë kundër tij, dhe kjo u bë e qartë me vendimmarrjen e 16 tetorit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, duke i ndërprerë mandatin gjyqtares Sonila Bejtja.Dhe ai zë pakice që ishte kundër qeverisë dhe që merrej si referenca nga organizmat ndërkombëtarë, thekson ndër të tjera Abilekaj, tashmë është shuar.Është normale sepse pritej.Edhe ky rast ishte i tillë. Menduam se s’mund të arrinte deri këtu çmenduria e një pushteti, sado absolut, injorant e prepotent, por arrin sa nuk do askënd që guxon të veprojë, mendojë apo të shprehet kundër tij.Shikoni parlamentin. Në parlament është trimëruar Niko Peleshi, pushteti kërkon më shumë represion ndaj opozitës, represion ndaj mendimit kundër.Rasti i Bejtjas, është çlirimi nga një makth e mendimi kundër që i referohej GJEDNJ, Strasburgu në të gjitha gjykatat. Por i referoheshin edhe ndërkombëtarët, lexonin dhe raportet e pakicës, ishte pikë reference për Gjykatën Kushtetuese. U zhduk që të mos ketë më asnjë problem me GJK, qeveria.