“Ne jemi ende të njëjtët që ishim dikur, njerëzit nuk ndryshojnë” deklarata e vajzës së Toto Rinës. Gjykata e Lartë e dërgon në burg

“Ne jemi ende të njëjtët që ishim dikur, njerëzit nuk ndryshojnë” deklarata e vajzës së Toto Rinës. Gjykata e Lartë e dërgon në burg

Gjykata e Lartë në Itali ka vendosur të konfirmojë dënimin me burg për Maria Concetta Rina, vajza e shefit të Cosa Nostra-s, Totò Rina, duke rrëzuar në këtë mënyrë rekursin e avokatit të saj, Francesco Olivieri. Gruaja, vajza më e madhe e shefit të mafias, akuzohet nga prokuroria e Firences për zhvatje të rëndë, pasi dyshohet se ka kërcënuar dy biznesmenë në Toskana, duke u kërkuar para. Hetimi përfshin edhe bashkëshortin e Maria Rinës, i cili është tashmë në burg për mashtrim. “Ne jemi ende të njëjtët që ishim dikur, njerëzit nuk ndryshojnë”, thuhet se i tha vajza e madhe e Rinës, një industrialist nga Siena, të cilit dyshohet se i vodhi një shportë 45 kilogramësh me ushqime me vlerë 350 dhe 1,000 euro. Megjithatë,...