Mesazhe në audio e video pro-Hamas dhe kundër Trump e Netanjahut/ 4 aeroporte të SHBA në sulme kibernetike (VIDEO)

Mesazhe në audio e video pro-Hamas dhe kundër Trump e Netanjahut/ 4 aeroporte të SHBA në sulme kibernetike (VIDEO)

Mesazhe në mbështetje të Hamasit dhe kundër Donald Trump e Benjamin Netanyahu u transmetuan në sistemet e adresave publike në katër aeroporte të Amerikës së Veriut të martën, duke shkaktuar ndërprerje për pasagjerët dhe duke mobilizuar forcat e sigurisë.  Sipas videove të postuara nga pasagjerët në mediat sociale, mesazhet u shfaqën të shkruara dhe u dëgjuan po ashtu si audio në aeroportin Harrisburg në Pensilvani, ndërsa incidente të ngjashme u raportuan edhe në aeroportet Kelowna dhe Victoria në British Columbia, si dhe në aeroportin Windsor në Ontario.  Sekretari i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy, e quajti incidentin të papranueshëm, duke thënë se “me të drejtë shkaktoi frikë tek udhëtarët” dhe se Administrata Federale e Aviacionit po punon me Aeroportin e Harrisburgut për të hetuar çështjen.  Sipas CNN, incidenti vjen në një kohë të sulmeve kibernetike në rritje kundër linjave ajrore dhe aeroporteve në nivel ndërkombëtar. Në qershor, një...