“Ditë e zezë për Parlamentin”, deputeti i PD akuzon Ramën: Ai dekoronte  Bregoviçin, kur UÇK luftonte për Kosovën

“Ditë e zezë për Parlamentin”, deputeti i PD akuzon Ramën: Ai dekoronte Bregoviçin, kur UÇK luftonte për Kosovën

Deputeti i PD Besart Xhaferri ka bërë një reagim pas rrëzimit të rezolutës për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë nga ana e mazhorancës së Edi Ramës. Xhaferri: Sot është një ditë e zezë për Parlamentin pasi me urdhër të Edi Ramës u rrëzua me 70 vota socialistësh rezoluta për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë. Nëse ka një njeri në këtë Parlament që i ka ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe vijon ta bëjë ai është Edi Rama. Kur UÇK-ja luftonte, ky artisti bënte plazh nudo në Francë, ndërsa kur Kosova, e dalë nga lufta, po rimëkëmbej, ky dekoronte në zemër të Tiranës Goran Bregoviçin, frymëzuesin më të madh të çetnikëve serbë. Projekti i Open Balkan ishte Jugosllavia e re, izoloi dhe ekspozoi Kosovën...