Tatimi në burim ndryshon lojën, ja pse gushti solli një valë të re biznesesh

Tatimi në burim ndryshon lojën, ja pse gushti solli një valë të re biznesesh

Numri i tatimpaguesve të regjistruar në vend ka pësuar një rritje të dukshme gjatë muajit gushtit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore, janë regjistruar 7,491 tatimpagues më shumë për tatimin në burim sesa në gusht 2024. Ky trend në rritje shihet si tregues i zgjerimit të bazës së tatimpaguesve dhe i formalizimit në rritje të ekonomisë shqiptare, çka vjen edhe si rrjedhojë e aksioneve të përditshme antiinformalitet që po ndërmerren nga administrata tatimore. Por nga ana tjetër, kjo rritje lidhet me përmirësimin e shërbimeve digjitale, thjeshtimin e procedurave për regjistrimin e bizneseve dhe ndërgjegjësimin më të madh të sipërmarrësve për detyrimet e tyre fiskale. Por çfarë është “tatimi në burim”? Tatimi në burim është...