Lëvizje të rëndësishme janë bërë këtë të enjte, 16 tetor, në drejtimin e komisariateve të Devollit dhe Peqinit.
Në një lëvizje të re brenda strukturave të Policisë, Nënkomisari Bilbil Lita është larguar nga Komisariati i Peqinit, ndërsa në vend të tij është emëruar Altin Gusho.
Sipas burimeve ndryshimet do të vazhdojnë edhe në strukturat e tjera policore, Lita do të shërbejë në Devoll, ndërsa Altin Gusho transferohet nga Devolli në Peqin, duke realizuar kështu një ndryshim “kokë më kokë”.
Policia e Shtetit nuk ka dhënë ende detaje mbi arsyet specifike të këtyre lëvizjeve.
Lëvizje në Policinë e Shtetit, ja drejtuesit e rinj të komisariateve Devoll dhe Peqin (EMRAT)
