Familja prej 5 anëtarësh dhe piloti 36-vjeçar vdiqën, helikopteri që u rrëzua në Hudson kishte pasur probleme mekanike disa muaj para

Helikopteri që u rrëzua në lumin Hudson kishte pasur probleme mekanike disa muaj përpara.
Familja prej pesë anëtarësh e CEO-s të Siemens në Spanjë, Agustin Escobar, gruaja e tij dhe tre fëmijët vdiqën pas rrëzimit të helikopterit. Edhe piloti 36-vjeçar humbi jetën gjithashtu.
Sipas të dhënave të Administratës Federale të Aviacionit, helikopteri, në pronësi dhe operim nga New York Helicopter, kishte pasur probleme mekanike që nga shtatori i kaluar.

Të dhënat tregojnë se helikopteri ishte ndërtuar në vitin 2004 dhe kishte regjistruar tashmë 12,728 orë fluturimi kur duhej të riparohej.
Një hetim po vijon për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi rënien e helikopterit në lumë.

🇺🇸 Un Bell 206L-4 LongRanger IV s’est écrasé dans l’Hudson River (NYC).
Agustín Escobar, Merce Camprubi Montal et leurs 3 enfants sont décédés, ainsi que le pilote.
Escobar était PDG de l’infrastructure ferroviaire chez #Siemens Mobility et ex-président de la branche espagnole. https://t.co/sA0jWlY2Pq pic.twitter.com/RBt4iLU9F3
— Hendricus G Loos (@XIII77IIIX) April 12, 2025

Pamjet e tmerrshme kapën helikopterin duke u rrëzuar.
Helikopteri u ngrit nga Downtown Skyport i Manhatanit rreth orës 13:50, me ekzekutivin e Siemens, Agustin Escober, gruan e tij, Mercè Camprubí Montal, dhe tre fëmijët e tyre të vegjël, Augustin, 10, Mercedes, 8 dhe Victor, 4 vjeç.
Familja, me origjinë nga Barcelona, ​​Spanjë, kishte si pilot Sean Johnson, 36 vjeç, një veteran i Navy SEAL.
Helikopteri u rrëzua rreth 25 minuta pas ngritjes. Kjo nuk është hera e parë që një helikopter i kësaj kompanie rrëzohet.
Një helikopter Bell 206 me katër turistë suedezë u rrëzua në lumin Hudson kur avioni humbi fuqinë në qershor 2013. Piloti dhe katër anëtarë të familjes mbijetuan mrekullisht./vizionplus.tv

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *