Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Qeveria vendos tarifa për disa shërbime elektronike në e-Albania, ja sa do të paguajnë bizneset dhe qytetarët
Qeveria vendos tarifa për disa shërbime elektronike në e-Albania, ja sa do të paguajnë bizneset dhe qytetarët Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme vendosi përcaktimin e tarifave për shërbimet elektronike të ofruara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) në favor të organeve dhe të institucioneve të administratës publike, subjekteve private dhe qytetarëve. Sipas vendimit të qeverisë, për organet dhe institucionet e administratës publike, shërbimet elektronike për nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit, vulë kohore, transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG) ofrohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, me tarifën zero lek. Për subjektet private, shërbimet elektronike për nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit, transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG) ofrohen nga...