Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Arrestohen burrë e grua në Devoll, planifikonin të trafikonin 5.8 kg kanabis drejt Greqisë
Dy persona burrë e grua, janë arrestuar nga policia në Devoll me akuzën për kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Të dënuarit janë Fatos Sala 48-vjeç dhe Era Sala 31 vjeçe. Sipas burimeve, çiftit ju gjetën 5.8 lëndë narkotike në banesën e tyre, dhe kishin planifikuar ta trafikonin në Greqi. Policia sekuestroi të gjithë lëndën narkotike dhe 2 celularë. Autoritetet dyshojnë se burri dhe gruaja bashkëpunonin me njëri-tjetrin për prodhimin dhe trafikimin e lëndës narkotike. Prokuroria po heton këtë rast deri në një vendim final ndaj dy autorëve.