Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kultivuan kanabis në tokën e tyre dhe e fshehën në banesë, arrestohet çifti në Devoll
Finalizohet pas 4 javësh hetime, operacioni i koduar “Fazat”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Iu gjetën në banesë, 5.8 kg lëndë narkotike kanabis, që e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi, arrestohen 2 shtetas (bashkëshortë). Nga hetimet dyshohet se këta shtetas e kanë prodhuar lëndën nga bimët narkotike që kanë kultivuar në tokën e tyre, afër banesës, në Devoll. Sekuestrohen 5.8 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 2 celularë. Si rezultat i hetimeve të kryera për 4 javë javë, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve, në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin policor të koduar “Fazat”. Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. S., 48 vjeç,...