Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Konkurs për projektimin e kampusit universitar “Aleksandër Moisiu” në Durrës, 23.7 mln lekë për projektimin
Këshilli i Ministrave ka vendosur të ngarkojë Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) si organ qendror blerës për realizimin e konkursit të projektimit për projektidetë e zhvillimit të kampusit universitar “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Sipas vendimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave sot, efektet financiare të vendimit arrijnë në vlerën 23 665 000 lekë, të cilat do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Arsimit për vitin 2025. Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Arsimit, AKPT dhe vetë universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës. Ky hap synon të avancojë zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës universitare në Durrës, duke krijuar kushte më të mira për studentët dhe stafit akademik. Kampusi i universitetit të Durrësit pritet të vijojë me një kompleks rezidencial për akomodimin e studentëve që...