Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U akuzua për kultivim narkotikësh, jepet vendimi për gruan e Elvis Pupës, reagon aktori: Mos paçi të tilla raste…
Belina Pupa, gruaja e aktorit të njohur Elvis Pupa, është shpallur e pafajshme nga Gjykata e Australisë, pas akuzave për kultivim lëndësh narkotike në një banesë të regjistruar në emrin e saj. Pas disa muajsh në proces gjyqësor, gjykata e shpalli Belinën të pafajshme. Pas këtij vendimi, Elvisi e ka ndarë lajmin në rrjetin e tij social Instagram, ku me anë të një story ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë këtyre muajve. “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Mos paçi të tilla raste që t’jua shpërblejmë”, shkruan Elvisi. Në 23 maj të këtij viti, Belina Pupa u paraqit në gjyq në Australi, pasi dyshohej nga autoritetet australiane se ishte përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike dhe në lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Më vonë, në një deklaratë Belina tregoi...