Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pjesë nga dosja hetimore/ 3 vjeçari u mbajt 8 orë nën efektin e narkozës, prindërve ju pre faturë edhe për…
Në dosjen hetimore për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili shkoi të rregullonte dhëmbët 2 vite më parë në klinikën Splendent dhe nuk u zgjua kurrë nga anestezia, zbulohet se ndërhyrja u bë në datë 28 shtator 2023. Mjekja Ina Xhaxho u kishte thënë familjarëve që 3-vjeçarit do t’i mbushen 2 dhëmbët e fundit pa specifikuar se cilët, ndërsa do të bëhet pastrim gurëzash në dhëmbët e tjerë. Në dosje thuhet që familjarët e 3-vjeçarit i kishin thënë mjekëve të klinikës dentare që Briani kishte bërë ndërhyrje në zemër në moshë më të vogël. “Ata i thanë edhe që djali kishte bërë ndërhyrje në zemër dhe doktor Rolandi i tha që nuk kishte problem, pasi kishte folur me doktorin Altin Veshti. Gjithashtu, ata e...