CPJ: Izraeli, përgjegjës për 95% të vrasjeve të gazetarëve dhe punonjësve të medias në Lindjen e Mesme nga 7 tetori 2023

CPJ: Izraeli, përgjegjës për 95% të vrasjeve të gazetarëve dhe punonjësve të medias në Lindjen e Mesme nga 7 tetori 2023

“Gazetarët palestinezë po kërcënohen, shënjestrohen drejtpërdrejt dhe vriten nga forcat izraelite, si dhe janë ndaluar dhe torturuar në mënyrë arbitrare në shenjë hakmarrjeje për punën e tyre”.   Lajmi është bërë i ditur në një raport të fundit të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve CPJ, ku ndër të tjera theksohet se Izraeli është përgjegjës për 95% të vrasjeve të gazetarëve.   Gjithashtu nënvizohet se tre në çdo katër gazetarë dhe punonjës të medias të vrarë në mbarë botën gjatë dy viteve të fundit ishin palestinezë në Gaza.  “Izraeli po angazhohet në përpjekjen më vdekjeprurëse dhe më të qëllimshme për të vrarë dhe heshtur gazetarët që CPJ ka dokumentuar ndonjëherë, si dhe ka shkatërruar sistematikisht infrastrukturën mediatike në Gaza, ka shtrënguar censurën në të gjithë Bregun Perëndimor dhe Izraelin. Brenda Gazës, gazetarët raportojnë ngacmime dhe frikësime...