Vrau të vëllain dhe kunatën/ Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin

Vrau të vëllain dhe kunatën/ Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin

Gjykata e Tiranës ka dënuar, këtë të mërkurë, 15 tetor me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin, i cili vrau të vëllain dhe kunatën e tij. Krimi i rëndë ndodhi në gusht të vitit 2022, ku mbetën të vrarë Dritan dhe Nora Muskurti. Dënimi i Muskurtit do të fillojë që prej datës 30 gusht 2022 kur dhe u arrestua, dënimin do e vuajë në një burg të sigurisë së lartë. Muskurti ka deklaruar më herët para autoriteteve se vrasjen e ka kryer për shkak të problemeve të vazhdueshme që kishte me të vëllanë. Sipas Muskurtit ky i fundit e shantazhonte atë dhe prindërit prej kohësh. Debatet dhe konfliktet midis tyre kanë vazhduar për një kohë të gjatë dhe nuk u zgjidhës as kur iu drejtuan dyerve...