Tetori dhe Festa e Librit në Amerikë

Tetori dhe Festa e Librit në Amerikë

(Panairi i Katërt në Shtëpinë e Shkrimtarëve) Ditën e shtunë, në Galerinë e Artit në qytetin e Stamford, CT, ora 11:00 e paradites deri më 17.00 të pasdites, kur gjethet e zverdhura dhe shirat e parë të vjeshtës ravijëuan portretin unikal të këtij mes-tetori të ngrohtë, u zhvillua Edicioni i Katërt i Festës së Madhe të Librit në Amerikë, Panairit të organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, në Tubimin e radhës. Në këtë festë të fjalës, kulturës dhe lidhjes njerëzore, ku breza të ndryshëm takohen për të përjetuar fuqinë e leximit, të shkrimit dhe të lidhjes kulturore e frymëzimit artistik midis shkrimtarëve të njohur shqiptarë e shqiptaro-amerikanë, poetë, përkthyes, gazetarë, piktorë, producentë filmash dhe artistë nga fusha të ndryshme erdhën për t’u lidhur përmes librit...