Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rasti tronditës në Poloni! Prindërit e izoluan 27 vjet më parë në 1998, policia zbulon 42-vjeçaren në gjendje kritike për jetën
Një grua polake është gjetur në një gjendje tronditëse, pasi dyshohet se ka qenë e mbyllur në një dhomë të vogël nga prindërit e saj për gati tre dekada. Mirella, tani 42 vjeç , ishte vetëm 15 vjeçe kur u zhduk nga jeta publike në vitin 1998. Ajo jetonte në qytetin Swietochlowice, në Poloni. Prindërit e saj thuhet se u thanë fqinjëve në atë kohë se vajza e tyre adoleshente ishte zhdukur. Për vite me radhë, askush nuk e vuri në dyshim këtë. Por këtë verë, policia zbuloi rastësisht të vërtetën e tmerrshme. Oficerët u thirrën në një bllok apartamentesh në korrik pasi banorët dëgjuan një zhurmë që vinte nga brenda. Kur trokitën në derë, pronarja e moshuar, 82 vjeç, mohoi se po ndodhte diçka...