Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Në 2027 gjithçka ndryshon për depozitat bankare, ja çfarë duhet të dini
Shuma e siguruar e depozitave në institucionet financiare pritet të rritet në nivelin e 6 milionë lekëve brenda vitit 2027. Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) u shpreh të martën gjatë raportimit të Kuvendin e Shqipërisë, se po punon për përgatitjen e projektligjit që do të mundësojë përafrimin e legjislacionit shqiptar për sigurimin e depozitave me direktivën përkatëse europiane. Një nga çështjet kryesore në përafrimin e legjislacionit do të jetë edhe niveli maksimal i sigurimit të depozitave. Me ligjin aktual, ASD siguron depozitat bankare deri në shumën e 2.5 milionë lekëve dhe depozitat në shoqëritë e kursim-kreditit deri në shumën e 2 milionë lekëve. Direktiva e Bashkimit Europian 49/2014 kërkon që vlera e sigurimit të depozitave në vendet anëtare të jetë të paktën 100 mijë...