Një granatë lodër alarmon Kukësin. Çfarë ndodhi në qendër të qytetit

Një granatë lodër alarmon Kukësin. Çfarë ndodhi në qendër të qytetit

Banorët e Kukësit janë zgjuar të alarmuar ditën e sotme. Në një stolat e Bulevardit të qytetit kanë pikasur një objekt, që sipas dyshimeve të para është bombë ofensive. Policia ka rrethuar vendngjarjen dhe ka bllokuar lëvizjen e qytetarëve. Forcat xheniere nga Tirana janë thirrur për të ç’aktivizuar bombën në Kukës. Pas këqyrjes së vendit granata ka rezultuar të jetë false. “Rreth orës 06:35, te Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive. Shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet. Ndërkohë gupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit“, thuhej në njoftimin paraprak.