Energjia, shqiptarët paguan 6.5 mln € si kamatëvonesa për faturat jashtë afatit

Energjia, shqiptarët paguan 6.5 mln € si kamatëvonesa për faturat jashtë afatit

Të paktën 3 milionë fatura energjie nuk u paguan në kohë nga ana e konsumatorëve e për rrjedhojë mbi to është aplikuar dhe paguar kamatëvonesë. Të dhënat zyrtare të raportuara nga kompanitë publike të sektorit të energjisë dhe të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se shuma totale e kamatëvonesave deri në fund të gushtit ishte 652 milionë lekë apo rreth 6.5 milionë euro. Muaji me nivelin më të lartë të kamatëvonesave ishte gushti me 122 milionë lekë apo rreth 1.22 milionë euro dhe pas saj vjen korriku me 850 mijë euro dhe janari me mbi 830 mijë euro. Sa i takon numrit të faturave mujore mbi të cilat janë paguar kamatëvonesa ato luhaten mes 300 mijë që është muaji me nivelin më të...