Niveli maksimal i sigurimit të depozitave do të rritet në 6 milionë lekë deri në vitin 2027

Niveli maksimal i sigurimit të depozitave do të rritet në 6 milionë lekë deri në vitin 2027

Shuma e siguruar e depozitave në institucionet financiare pritet të rritet në nivelin e 6 milionë lekëve brenda vitit 2027.Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) u shpreh të martën gjatë raportimit të Kuvendin e Shqipërisë, se po punon për përgatitjen e projektligjit që do të mundësojë përafrimin e legjislacionit shqiptar për sigurimin e depozitave me direktivën përkatëse europiane.Një nga çështjet kryesore në përafrimin e legjislacionit do të jetë edhe niveli maksimal i sigurimit të depozitave. Me ligjin aktual, ASD siguron depozitat bankare deri në shumën e 2.5 milionë lekëve dhe depozitat në shoqëritë e kursim-kreditit deri në shumën e 2 milionë lekëve. Direktiva e Bashkimit Europian 49/2014 kërkon që vlera e sigurimit të depozitave në vendet anëtare të jetë të paktën 100 mijë euro.Megjithatë, rritja...