Drejtoritë e Ballukut nën hetim nga SPAK/ Këlliçi i kërkon Dumanit përgjigje për zyrtarët e akuzuar për korrupsion

Drejtoritë e Ballukut nën hetim nga SPAK/ Këlliçi i kërkon Dumanit përgjigje për zyrtarët e akuzuar për korrupsion

Në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe atij për Mbikëqyrjen Institucionale, ku raportoi kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, deputeti i PD, Belind Këlliçi ka kërkuar përgjigje për një seri pyetjesh të drejtpërdrejta, të cilat kishin të bënin me abuzimet në sistemin elektroenergjetik dhe infrastrukturën publike. Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi thekson se SPAK ka në duar kallëzime dhe çështje të hapura për drejtues të nivelit të lartë të institucioneve strategjike si ARRSH, KESH, OSSHE, OST, Bursa Shqiptare e Energjisë, si dhe projekte të rëndësishme si “Tigrat”, tuneli i Llogarasë dhe Aeroporti i Vlorës. Ai ngre alarmin se abuzimet janë masive, procedurat janë zhvilluar pa leje ndërtimi, janë bërë pagesa pa dokumentacion të rregullt dhe janë favorizuar klientë të qeverisë përmes...