E rëndë/ Makina shpërthen në flakë teksa ishte në lëvizje, shoferi shpëton për mrekulli (Detaje)

E rëndë/ Makina shpërthen në flakë teksa ishte në lëvizje, shoferi shpëton për mrekulli (Detaje)

Mbrëmjen e së martës, një automjet ka marrë flakë gjatë lëvizjes në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, në vendin e njohur Bushtricë.Automjeti, i cili sipas informacioneve paraprake funksiononte me benzinë dhe gaz, është përfshirë nga flakët në ecje dhe është djegur plotësisht brenda pak minutash. Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë dhe ka shpëtuar pa lëndime. Bëhet fjalë për një emigrant i cili po kthehej në vendlindje për të vizituar familjen dhe prindërit. Në vendngjarje kanë ndërhyrë me shpejtësi forcat zjarrfikëse të Bashkisë Librazhd, të cilët kanë arritur të lokalizojnë dhe shuajnë flakët në një kohë rekord, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe shmangien e ndonjë tragjedie të mundshme. Shkaqet e shpërthimit të zjarrit mbeten ende të paqarta, por...