FMN ul parashikimin për ekonominë shqiptare në 2025, bie pritshmëria për rritje me 3.8%

FMN ul parashikimin për ekonominë shqiptare në 2025, bie pritshmëria për rritje me 3.8%

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka rishikuar në ulje parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2025. Sipas raportit më të fundit të Pasqyrës Ekonomike Globale të tetorit, të sapopublikuar, ekonomia shqiptare parashikohet të zgjerohet me 3.4%, nga 3.8% që ishte pritshmëria në raportin e pranverës. Në të kundërt është rishikuar me rritje të lehtë pritshmëria për vitin 2026, ku ekonomia vendase parashikohet tashmë të zgjerohet me 3.6%, nga 3.5% në raportin e pranverës. Inflacioni mesatar vjetor pritet të rritet lehtë në 2.3%, nga 2.2% që ishte në 2024-n dhe të kërcejë në 2.8% në 2026-n. Në rajon, rritjen më të lartë pritet ta ketë Kosova, me 3.9% në 2025-n dhe 4% në 2026-n. Maqedonia e veriut pritet të ketë të njëjtën rritje si Shqipëria...