“Drejtori i ARRSH-së është marrë i pandehur”, Dumani: Është dërguar për gjykim edhe ish-drejtori i Rrugëve, në hetim dhe ish-drejtori i KESH

“Drejtori i ARRSH-së është marrë i pandehur”, Dumani: Është dërguar për gjykim edhe ish-drejtori i Rrugëve, në hetim dhe ish-drejtori i KESH

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Gentian Gjyli është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.  Lajmin e ka bërë me dije sot Altin Dumani, gjatë raportimit para Komisionit të Ligjeve. Kryeprokurori tha se edhe ish-drejtori i KESH është marrë i pandehur.  “Ish drejtori i përgjithshëm i rrugëve është marrë i pandehur, është dërguar për gjykim. Drejtori aktual, po, është marrë në dijeninë time i pandehur dhe ky është një fakt tjetër publik.  Lidhur me pyetjen që ka të bëjë me ish-drejtorin e KESH. Në dijeninë time është marrë i pandehur dhe po hetohet“-u shpreh Dumani.