Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, ku foli për tentativat që, sipas tij, synojnë zëvendësimin e paligjshëm të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Vasili ngriti një sërë pyetjesh mbi procesin e emërimeve dhe rolin e institucioneve përkatëse:
‘Sa gjyKatës Kushtetues janë zgjedhur me dy, apo një kandidaturë të vetme nga ato që janë në detyrë. Nuk e vendos kryetari i Komisionit të Emërimeve në Drejtësi, por institucioni i emërtesës.’
Ai solli në vëmendje edhe rastin e gjyqtares Holta Zaçaj, duke theksuar se procedurat ligjore janë shkelur:
‘A e shpalli Gjykata e Lartë vakancën e Holta Zaçaj, para se ta shpallte Kushtetuesja? Se vakancat i deklaron Gjykata Kushtetuese. Ajo ishte një vetëgjyqësi juridike e padëgjuar. Mund të vononte sa të donte dhe i merrte ajo përgjegjësitë para ligjit, por ai e shpalli para se ta shpallte Kushtetuesja. Prandaj është përdorur nga ne termi puç Kushtetues.’
Sipas ish-deputetit, në këtë proces janë përfshirë edhe elementë institucionalë dhe mediatikë që kanë krijuar një klimë të koordinuar presioni:
‘Ka letrën e presidentit, letër pa kërkesë, quhet kudrinori i sebepit në gramatikë. Ky tjetri vendos këtë, ka atributin që të jetë te KED dhe bllokon procedurën këtu. Krijojnë situatën nga ana tjetër. Ka pasur një mbushje mediatike, edhe Zëri i Amerikës u përfshi në këtë histori, që bënte zëdhënien e këtyre.’
Në përfundim, Vasili shtoi se tentativa për ndërhyrje në Gjykatën Kushtetuese ishte pjesë e një plani më të gjerë politik:
‘Dhe plani i parë ishte të përfundonte blic, brenda 2024, pavarësisht se nuk arritën dot në kohë.’
“KED po vepron me urdhra politikë”, Vasili shpërthen: Rasti i Holta Zaçajt provon puçin kushtetues
