Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
1 në 4 shqiptarë kryejnë blerje online, ja në çfarë vendi renditet Shqipëria
Tregtia elektronike ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën se si njerëzit blejnë në të gjithë botë. Një raport i revistës Ceoworld për vitin 2025 bën vlerësimin për qasjen që kanë qytetarët e vendeve të ndryshme me blerjet nga distanca. Shtetet e Bashkuara kryesojnë me 47.5% të shpenzimeve me pakicë që kryhen në internet, të ndjekura nga Kina, Japonia, India, Hong Kongu dhe Singapori. Shqipëria renditet në vendin e 110-të, me rreth 26% blerje online nga vendasit. Ndër vendet fqinje, shteti i cili raporton blerjet më të mëdha online është Mali i Zi, që renditet në vendin e 66-të me 36% blerje online, ndërsa më tej vijnë Bosnje Hercegovina dhe Serbia me përkatësisht 35%. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut mban vendin e 80-të me 31% të popullsisë që blen...