Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën, ja me sa vite burg dënohet mjeku Dervish Hasi
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 muaj burg mjekun Dervish Hasi. Mjeku me 4 gra u mor i pandehur për akuzën e pornografisë, por gjykata bëri rikualifikim të veprës penale dhe e dënoi atë për dhunë në familje. Hasi u arrestua më 18 janar 2024 nga Komisariati nr.1 në Tiranë pasi akuzohej se prej 2 vitesh kishte shfrytëzuar një vajzë të mitur, tani 16-vjeçe, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt. Dervish Hasi, me profesion mjek kardiokirurg, në Sanatorium, spitali universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i cili njihet si besimtar mysliman, kishte edhe 3 gra të tjera, të cilat i mbante në banesën e tij, nën justifikimin e besimit.