Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Në dhjetor i përfundon mandati/ Dumani i kërkon KLP-së rikandidimin për një mandat të dytë
Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka propozuar që prokurorët e këtij institucioni të kenë mundësi rikandidimi pas përfundimit të mandatit. “Mungesa e përcaktimit të qartë ligjor për statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit, krijon pasiguri dhe mund të cenojë vijimësinë e hetimeve”, tha Dumani. Dumani bëri këtë propozim gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve dhe Nismat Qytetare, duke theksuar se pa një përcaktim të qartë ligjor për statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit, mund të rrezikohet vijimësia e hetimeve dhe integriteti i institucionit. Propozimi vjen dy muaj para skadimit të mandatit të Dumanit, i cili përfundon në dhjetor 2025. Ndërkohë, procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK është duke u zhvilluar, dhe aktualisht katër kandidatë kanë dorëzuar aplikimin: Klodian Braho, Doloreza...